Aksident i trefishtë/ Këmbësori kureshtar merret para nga një makinë tjetër, 2 të plagosur

Aksident i trefishtë/ Këmbësori kureshtar merret para nga një makinë tjetër, 2 të plagosur

21:01, 11/11/2021
A+ Aa A-

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë –Vorë, ku janë përfshirë tre automjete dhe ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se automjeti tip “Mercedec” me targa aa 699 ar është përplasur me ‘Pasatin’ me targe AA 008 DB.

Ndërsa një qytetar i cili është afruar për të parë aksidentin, i ka prerë rrugën një makine tip “Renault” AA 285 PX që po udhëtonte në drejtim të Fushë Krujës.

Si pasojë janë plagosur këmbësori Ramazan Xeka dhe Blerina Kaçorri pasagjere.

Sakaq të plagosurit janë dërguar ne spitalin e Traumës Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco