VIDEO/ Momenti kur aksidentohet Gaz Paja, u fut me motor me të kuqe

VIDEO/ Momenti kur aksidentohet Gaz Paja, u fut me motor me të kuqe

20:13, 11/11/2021
A+ Aa A-

Dosja.al ka siguruar videon ekskluzive të aksidentit të aktorit Gazmend Paja, i cili duket se ka shpëtuar ‘për një fije’. Aktori shihet teksa udhëton me një motor me një shpejtësi të lartë dhe totalisht në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor kalon semaforin.

Ky i fundit në ato çaste sinjalizonte dritën e kuqe, por Paja vijoi rrugën dhe u përplas tek makina me ngjyrë të bardhë e cila kishte të drejtën për të kaluar.

Në momentin që motori i Pajës takon derën e përparme të pasagjerit të mjetit, aktori fluturon dhe përplaset në tokë. Ai ka pasur kokoren mbrojtëse në momentin që është aksidentuar dhe kjo gjë i ka shpëtuar jetën, pasi duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën ai udhëtonte, bilanci mund të kishte qenë më i rëndë.

Aktualisht Gazmend Paja ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në mjetin që u përplas ai nuk ka pasur persona të lënduar, por shoferi është shoqëruar për të dhënë dëshminë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agimi11/11/2021 22:05

Keshtu bejne cubin keto te ashtuquajturit aktore. Te shkuara si njeri, por vec aktor ky pacavure nuk eshte. Mendjen ne koke ,Jo vetem kokoren ,o cub laluc.

Messi 11/11/2021 20:46

Per rilindasit, e kuqja kalon!

Shkodran11/11/2021 20:42

I vetmi moment qe Gaz Paja me ka bere per te qesh...

Shto koment

Denonco