‘S’e lë vajzën në duar të ish-përdhunuesit tim', mesazhi i fundit i shqiptares që plagosi bashkëshortin grek

‘S’e lë vajzën në duar të ish-përdhunuesit tim', mesazhi i fundit i shqiptares që plagosi bashkëshortin grek

19:09, 11/11/2021
A+ Aa A-

Shqiptarja që njihej me emrin Kristiana Tselo në Athinë, e që plagosi rëndë bashkëshortin me breshëri plumbash, e ka paralajmëruar krimin në rrjetet sociale.

Tselo, që njihej edhe nga komuniteti, qëlloi me gjakftohtësi babanë e vajzës së saj dhe kishte shpërndarë mesazhe, drejtuar kryesisht drejtësisë së vendit fqinj.

“Ora e drejtësisë po afron”, ka shkruar Tselo. Mësohet se ajo kishte pasur proces gjyqësor me ish-bashkëshortin okulist dhe se bashkëshorti kishte luftuar që ta merrte kujdestarinë e vajzës.

Burri po e rriste vajzën së bashku me familjen e tij të re, pasi tashmë vazhdonte jetën me një angleze. Kristiana në rrjetet sociale pretendon se vajzën ishin duke ia rrëmbyer.

Postimi i shqiptares Kristina Tselo në rrjetet sociale:

“Në vendin tim mund të jetë çdo nënë greke, në vendin e vajzës time mund të jetë çdo fëmijë grek.

Prokurori i gjykatave për të mitur të Athinës (i cili ndoshta ose është i paguar ose i çmendur) bashkëpunon me kriminelët në rrëmbimin dhe abuzimin e vajzës sime të mitur sepse sa herë i bëja thirrje KETU DHE 5 VJET çmendurisht më thotë se nuk është përgjegjësia e tij mbrojtja e të miturve dhe më kërkoi të largohesha nga zyra e tij.

Kemi prokurorë të tillë kriminalë për mbrojtjen e fëmijëve tanë! Fëmija im nga atëherë e deri më sot ka mbetur në mesin e kriminelëve, asgjë nuk ka ndryshuar. Me pëlqimin e Prokurorit për të Mitur, fëmija im qëndron larg meje pa asnjë kontakt me mua dhe torturohet nga ish-përdhunuesi im dhe gruaja e tij. Konkluzioni ju takon ju”.

Ndër të tjera, artistja pak muaj më parë kishte postuar një foto ku shfaqej një grua duke mbajtur një armë dhe një fëmijë në krahë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 11/11/2021 20:05

Te lumte dora dhe zemra moj vajze.Po cdeshe qe u lidhe me greke?Pak Djema ka Shqiperia dhe kosova,maqedonia dhe mali I zi?Lidheni me plerat dhe Tani detyroheni te kryeni aktin ekstrem.Gjithesesi e bere per femijen dhe shume mire qe u tregove se smund te tallen pse je shqipetare.Evropa nuk ka drejtesi ne bashkimin e saj deshtak,sepse po te kishte drejtesi greqia kjo plere nuk Duhet te ishte pjesetare e ketij bashkimi pasi nuk ekziston e drejta e njeriut ne greqi

Shto koment

Denonco