FOTO+EMRI/ Kjo është shqiptarja që qëlloi për të vrarë burrin në Greqi

FOTO+EMRI/ Kjo është shqiptarja që qëlloi për të vrarë burrin në Greqi

16:27, 11/11/2021
A+ Aa A-

Klodiana Çelo është shqiptarja, që qëlloi me armë zjarri bashkëshortin e saj. Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Filikis Eterias’, në Chalandri, të Greqisë.

Ajo e ka qëlluar me armë zjarri disa herë në bark bashkëshortin, me të cilin ndodhej në një proces gjyqësor për sa i përket kujdestarisë së fëmijës dhe detyrimeve që rrjedhin prej saj.

I plagosuri, i cili ndodhet në spital dhe po lufton për jetën, është identifikuar si Jorgos Neos, mjek okulist i njohur në Athinë.

Shqiptarja është arrestuar nga policia dhe sipas informacioneve shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jenë bërë konfliktet familjare.

Siç është bërë e ditur deri më tani, gjithçka ka ndodhur para syve të vajzës së tyre 13-vjeçare. Menjëherë kanë ndërhyrë kalimtarët që thirrën policinë dhe ambulancën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco