Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Elbasan Foto Ilustruese

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Elbasan

13:16, 11/11/2021
A+ Aa A-

Një shtëpi në fshatin Gjergjan në njësinë administrative me të njëjtin emër në bashkinë e Elbasanit është përfshirë nga flakët rreth orës 11:45 të ditës së sotme.

Për pasojë flakët kanë perfshire të gjitha ambientet e banimit dhe çatinë duke djegur pjesërisht mobilet dhe pajisjet. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga zjarri , ndërsa punonjësit e shërbimit zjarrfikës po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco