Sherr mes gjimnazistëve në Shkodër, një i plagosur me thikë

Sherr mes gjimnazistëve në Shkodër, një i plagosur me thikë

12:53, 11/11/2021
A+ Aa A-

Një sherr ka ndodhur mes dy gjimnazistëve të shkollës ‘Jordan Misja’ në Shkodër. 

Sipas policisë konflikti mes dy të rinjve ka nisur për motive banale. Ata janë konfliktuar jashtë ambienteve të shkollës, ku sherri verbal degjeneron në përdorimin e thikave.

I plagosuri është Jak Frroku, i cili  është dërguar në spital, ndërsa policia arriti të ndalojë shokun e tij, Emiljan Ndershtiqi.

Policia e Shkodrës/ Informacion paraprak

Në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi J.F., 17 vjeç.

Nga veprimet paraprake rezulton se është konfliktuar jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasës me shtetasin E. N., 17 vjeç për motive të dobëta.

I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë e mundur kapja e autorit të ngjarjes dhe shoqërimi i tij për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco