Aksidenti me motor i Gaz Pajës, FOTOT dhe VIDEO nga vendi i ngjarjes

Aksidenti me motor i Gaz Pajës, FOTOT dhe VIDEO nga vendi i ngjarjes

12:06, 11/11/2021
A+ Aa A-

Aktori i njohur Gaz Paja është aksidentuar paraditen e sotme pranë Rrugës së Kavajës në Tiranë. Ai ka qenë duke lëvizur me një motomjet në momentin që është përplasur nga një makinë. Në foto shihet Paja pak momente pas aksidentit, duke marrë ndihmën e parë.

Paja është dërguar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, sipas burimeve.

NJOFTIMI ZYRTAR

Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco