Topografi i arrestuar në Dhërmi pjesë e grupit të ish-kreut të Kadastrës! Abuzimet nga tjetërsimi i pronave me vlerë miliona euro

Topografi i arrestuar në Dhërmi pjesë e grupit të ish-kreut të Kadastrës! Abuzimet nga tjetërsimi i pronave me vlerë miliona euro

11:46, 11/11/2021
A+ Aa A-

Topografi i Bashkisë së Himarës, Elton Marko, është njohur me masën e sigurisë gjatë ditës së djeshme në Gjykatën e Vlorës. Ndaj tij u lëshua urdhri i arrestit me burg më 6 nëntor dhe u ekzekutua nga Policia tri ditë më vonën nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. 

Marko u arrestua nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e një prone në fshatin Dhërmi. Ai dyshohet gjithashtu si “pjesëtar” i grupit të zyrtarëve të Kadastrës së Vlorës, drejtuar nga ish-drejtori Klodian Troci, që kanë abuzuar me pronat në bregdetin e Jonit me vlerën e miliona eurove.

Marko ka falsifikuar dokumentin e aktit të marrjes së tokës në pronësi duke e regjistruar në emrin e vet dhe më pas e ka shitur te persona të tjerë.

Dyshohet që vlera e shitjes është rreth 5 mijë euro, ndërsa bëhet fjalë për rreth 3 mijë metra katrorë tokë në fshatin Dhërmi. Një shifër para ose një zero pas nga ana e zyrtarëve dhe prona tjetërsohej në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit, teksa katër persona kanë përfituar nëpërmjet kësaj skeme manipulimi.

Në dosjen e Prokurorisë së Vlorës thuhet se ish-drejtori i Kadastrës në qytetin bregdetar Klodian Troci, i arrestuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim, si dhe vartësit e tij, shtonin në dokumente mijëra metra katrorë tokë. Por ajo që ka dalë në pah nga skandali është se pas grabitjes së zyrës së Këshillit të Qarkut në Vlorë më 11 tetor 2021 duket se qëndronte përpjekja për të fshehur gjurmët e një skeme kriminale të orkestruar nga ish-kreu i Kadastrës, Troci dhe disa zyrtarë shtetërorë për tjetërsimin e tokave në bregdet me një vlerë prej miliona eurosh. Konkretisht, Troci dhe zyrtarë të tjerë të Kadastrës akuzohen se kanë tjetërsuar pronësinë e 63 mijë metrave tokë në fshatin Dhërmi.

Ajo që bie në sy fillimisht në dosje është fakti se me një të rënë të lapsit shtetasit Spiro Duni i janë shtuar në mënyrë të paligjshme 1510 m2 tokë. Por kjo ishte vetëm maja e ajsbergut të falsifikimeve në zyrat e qarkut. Përveç rastit të Spiro Dunit ekzistojnë dyshime edhe për 3 persona të tjerë, që dyshohet se kanë përfituar nëpërmjet falsifikimit 59 mijë m2 tokë. Në njërin rast, dokumenti i marrjes në përdorim të tokës me sipërfaqe 670 m2 është tjetërsuar, duke i vënë një dysh përpara dhe duke e zmadhuar sipërfaqen në 2670 m2 .

Në rastin e dytë, një sipërfaqe prej 9910 m2, e regjistruar në vitin 1994, është njehsuar në vitin 2020 me një sipërfaqe totale prej 52,510 m², duke i shtuar pronës plot 42,600 m2 përmes korrigjimeve. Për shkak të konflikteve, akuzave për korrupsion dhe tjetërsimeve të paligjshme të pronës, gjatë dy viteve të fundit Agjencia Shtetërore e Kadastrës Vlorë ndërroi 10 drejtues, një prej të cilëve ishte dhe Klodian Troci.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco