VIDEOLAJM/ Makina përplaset me patrullën dhe kthehet përmbys

VIDEOLAJM/ Makina përplaset me patrullën dhe kthehet përmbys

11:11, 11/11/2021
A+ Aa A-

Efektivi i policisë rrugore, Alban Tafili, 31 vjeç ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut, ku një makinë është përplasur me patrullën e policisë, duke sjellë edhe lëndimin e efektivit.

Ky i fundit ndodhet për mjekim në urgjencën e Laçit, me dëmtime të lehta nga aksidenti. Pritet që të largohet nga urgjenca dhe të tregojë si ka ndodhur aksidenti. Siç shihet nga pamjet, makina që ka përplasur patrullën e policisë është kthyer përmbys.

“Automjeti me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë, ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta punonjësi i policisë shtetasi A.T. Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes," njofton policia. 

Kujtojmë se ky është aksidenti i katërt i ndodhur ditën e sotme në vendin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco