Shoferi që shkaktoi aksidentin me dy viktima, në gjendje të rëndë në spital

Shoferi që shkaktoi aksidentin me dy viktima, në gjendje të rëndë në spital

09:59, 11/11/2021
A+ Aa A-

Emirjan Doko, shoferi që shkaktoi aksidentin e rëndë mëngjesin e sotëm te kryqëzimi i “21 Dhjetorit” në Tiranë ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se ai ka marrë plagë në kokë, ndërsa ka dëmtime në kocka në pjesën e kofshës. Ai pritet t’i nënshtrohet operacioneve për rikuperimin e gjendjes së tij.

Doko shkaktoi aksidentin me dy viktima, teksa ndodhej i dehur në timon dhe u fut me semafor të kuq. Gjatë kontrollit, policia gjeti në automjetin e tij një armë zjarri tip pushkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco