FOTO/ Identifikohen dy viktimat e aksidentit tek '21 Dhjetori', burimet: U gjet dhe një armë

FOTO/ Identifikohen dy viktimat e aksidentit tek '21 Dhjetori', burimet: U gjet dhe një armë

08:09, 11/11/2021
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka identifikuar emrat e dy viktimave që humbën jetën në një përplasje fatale tek kryqëzimi i 21 Dhjetorit pas mesnate. Ata janë Luan Cenollari dhe Ali Bejo, 69 vjeç.

Sipas pamjeve, aksidenti ka ndodhur në kryqëzim ku dyshohet se një prej mjeteve, Citroen, ka hyrë me semafor të kuq dhe përplasja ka qënë aq e fuqishme sa janë shkatërruar të dyja makinat. Dyshohet se shoferi Emirjan Doko, 30 vjeç, ka qenë i dehur.

Sipas disa burimeve, brenda Citroenit të Dokos është gjetur një armë zjarri AK 47, ende e panjoftuar zyrtarisht nga Policia.

Policia njoftoi si më poshtë:

Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Image

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco