Sekuestrohen 70 mijë euro në Portin e Durrësit, u gjetën në autobusin e udhëtarëve

Sekuestrohen 70 mijë euro në Portin e Durrësit, u gjetën në autobusin e udhëtarëve

16:50, 10/11/2021
A+ Aa A-

Policia kufitare e Portit të Durrësit ka sekuestruar 70 mijë euro të padeklaruara.

Sasia e parave është gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në një autobus udhëtarësh të linjës Shqipëri-Itali.

Mësohet se është arrestuar shoferi i parë i autobusit, si dhe ndihmësi i tij.

Eurot ishin të ndara në shtatë pako me nga 10 mijë euro.

Dyshohet se ato i përkasin grupeve kriminal të cilat kanë trafikuar lëndë narkotike në Itali dhe prisnin ardhjen e pagesës në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco