Përplasi dy motrat e mitura që udhëtonin me biçikletë, njëra prej tyre rëndë, arrestohet shoferi

Përplasi dy motrat e mitura që udhëtonin me biçikletë, njëra prej tyre rëndë, arrestohet shoferi

14:57, 10/11/2021
A+ Aa A-

Policia ka vënë në pranga shoferin që aksidentoi gjatë ditës së djeshme dy vajza të mitura në Maliq.

Blutë e Korçës bëjnë me dije se një prej vajzave është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë, ndërkohë që motra e saj 10 vjeçare ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në vijim të informacionit paraprak datë 09.11.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, ju informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” të shtetasit G. Zh., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi në rrugën e fshatit Pocestë, Maliq, ky shtetas duke drejtuar mjetin​ tip “Volksëagen”, ka përplasur dy shtetase të mitura (motra), një 16-vjeçare e cila u dërgua per mjekim më të specializuar në Tiranë dhe një 10-vjeçare, banuese në Korçë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco