U arrestua në Morinë, Gjykata e Lartë refuzon ekstradimin e biznesmenit në Turkmenistan

U arrestua në Morinë, Gjykata e Lartë refuzon ekstradimin e biznesmenit në Turkmenistan

14:47, 10/11/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë ka refuzuar ekstradimin në Turkmenistan të biznesmenit të ndërtimit nga Turqia Muhamet Cap.

Cap kërkohej nga Turkmenistani, i renditur nga ‘Freedom House’ si vendi i dytë në botë për shkeljen e të drejtave të njeriut. Çap kërkoi lirinë pasi deklaronte se përndiqet politikisht se i ka paditur në arbitrazh Turmekistanit 500 milion dollarë.

Gjykata e Lartë tha se procedimi ka natyrë politike, ndaj refuzoi ekstradimin.

Cap është ndërtues dhe biznesmen në Turkmenistan dhe akuzohej se në 2011 kishte korruptuar një punonjëse banke. Ai është arrestuar në shkurt të vitit 2021 në Morinë dhe u lirua pas 9 muajsh në burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco