VIDEO-SYRI TV/ Burri masakron gruan me sëpatë në Levan, rëndë në spital

VIDEO-SYRI TV/ Burri masakron gruan me sëpatë në Levan, rëndë në spital

14:06, 10/11/2021
A+ Aa A-

Një grua nga Levani i Fierit u dhunua barbarisht nga bashkëshorti i saj, por ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi një krim në familje. Bashkëshorti i saj, Saimir Mersini u arrestua nga policia, ndërsa të afërm të çiftit tregojnë se autori e kishte rast të përsëritur dhunën ndaj gruas së tij

Nga SYRI TV

Një 38-vjeçar nga Levani i Fierit u vu në prangat e policisë pasi dhunoi barbarisht bashkëshorten e tij. Saimir Mersini, banues në Levan, një ditë më parë ka dhunuar bashkëshorten e tij duke e goditur me sopatë.

Për pasojë, viktima e dhunës është dërguar në spital në gjendje të rëndë, për t`u mjekuar dhe më pas është larguar përsëri në banesë. Por ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar një krim të radhës në familje.

Ndërkohë, komshinj të çiftit Mersini treguan për mediat se autori e kishte rast të përsëritur dhunën në familje.

Sipas tyre ai vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa bashkëshorten e kishte dhunuar sistematikisht.

Nga ana tjetër, fëmijët e çiftit Mersini janë terrorizuar për shkak të dhunës që babai ushtronte ndaj nënës së tyre, ndërsa deri më tani asnjë institucion nuk u ka ofruar shërbim psikosocial.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco