Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të kokainës nga Amerika Latine

Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të kokainës nga Amerika Latine

13:17, 10/11/2021
A+ Aa A-

Dy shqiptarë, banues në Civitanova, janë arrestuar të martën nga policia italiane me akuzën e trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Droga importohej nga Amerika e Jugut në Itali, për t’u çuar më pas në Evropën veriore e fshehur në makina me dysheme të dyfishtë.

Dy shqiptarët ishin personazhe të njohur të një shoqate kriminale që vepronte në Emilia Romagna, Veneto, Piemonte e Lombardi. Hetimet nisën në Bologna, ku Guardia di Finanza punonte që nga 2019 me rrjetin e trafikantëve.

Me një operacion të madh të nisur dje në mëngjes në Civitanova, Reggio Emilia, Modena, Alessandria, Verona e Mantova, u ekzekutuan dhjetë mandate për italianë e shqiptarë, pesë prej të cilëve me arrest në burg, katër në shtëpi, dhe një me detyrim paraqitjeje.

Në krye të organizatës së trafikimit të kokainës kanë qenë dy vëllezër shqiptarë banues në Holandë, të cilët siguronin shpërndarjen në territorin emilian me ndihmën e dy shqiptarëve të tjerë që kishin një rrjet shpërndarësish italianë.

Në verën e dy viteve më parë, gjatë një operacioni me helikopter, midis Civitanova e Fermo u zbulua një plantacion me 93 bimë kanabis me lartësi mbi dy metra.

Gjatë hetimeve u arrestuan katër shqiptarë e një italian, u sekuestruan 7.5 kile kokainë, plantacioni i kanabisit, 14 gramë marijuanë dhe 10350 euro. Po ashtu, u sekuestruan prona të patundshme, pesë makina (dy prej të cilave të përdorura për transportin e drogës), 22 raporte bankare dhe tre aktivitete komerciale, me vlerë të përgjithshme mbi 850 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco