EMRI/ Arrestohet i riu që qëlloi për të vrarë, pas një sherri

EMRI/ Arrestohet i riu që qëlloi për të vrarë, pas një sherri

12:50, 10/11/2021
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim për disa vepra penale.

I arrestuari është shtetasi Ramandi Shanaj, 25 vjeç, banues ne Tiranë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Vrasja me dashje’ mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, ‘Prishja e qetësisë publike’ dhe ‘Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave’.

‘Ky shtetas, më datë 12.06.2021, në rrugën ‘Kahreman Ylli’, në afërsi të një lokali, së bashku me vëllain e tij, shtetasin K. Sh. (i arrestuar në flagrancë), janë konfliktuar me armë zjarri me shtetasin V. P., 33 vjeç dhe 2 persona të tjerë. Si pasoje e të shtënave ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi E. Gj’, njofton policia.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco