I mbijetuari i plagosjes me thikë mohon akuzat vajzës: S’e kam shfrytëzuar kurrë

I mbijetuari i plagosjes me thikë mohon akuzat vajzës: S’e kam shfrytëzuar kurrë

12:39, 10/11/2021
A+ Aa A-

Mikel Kovaçi ka mohuar kategorikisht që të ketë shfrytëzuar për prostitucion apo dhe ta ketë detyruar që të shiste lëndë narkotike, të dashurën e tij 14-vjeçare, e cila është motra e vrasësit të vëllait të tij.

Nga shtrati i spitalit të Traumës duke folur per emisionin 'Zemert e Hapur' ne News24, ku ndodhet pasi u plagos me thikë, 19-vjeçari, ky i fundit pohoi se vëllain e saj nuk e njihte më herët.

Madje ai pohoi se nuk kishte pasur marrëdhënie intime me të.

“Nuk është e vërtetë që kam shpërndarë lëndë narkotike. Se di ça ka thënë vajza, mbase nga frika për të shpëtuar vëllain e vetë.

Jo se kam shfrytëzuar, jo! Nuk bëhet fjalë. Nuk është e vërtetë. Unë se dija që lidhja ime me të ishte problem për familjen. E takova te zona e quajtur ‘sporti’.

Isha 10 minuta, po bënim muhabet shoqëror. Aty vjen i vëllai i asaj. Ai nuk foli fare, dhe më gjuajti direkt. Nuk pash më gjë mbrapa.

Ma tha babai vdekjen e vëllait. Lidhja më kushtoi shumë, normale. Flisja me nënën e saj, shkoja mirë, nuk kisha probleme.

Një ditë që kisha unë ditëlindjen, erdhi policia në 12 të natës dhe bashkë me nënën e saj kërkonin vajzën. Ajo nuk ishte te shtëpia ime.

Unë nuk e njihja fare vëllain e saj, as gjyshen e saj. Babain e kishte në burg jashtë dhe nënën e kishte në Greqi. Ajo shkonte dhe nga nëna e vetë. Takoheshim në kafe.”, -tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco