VIDEO-SYRI TV/ Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Gjykata lë në burg vëllezërit Rrushi

VIDEO-SYRI TV/ Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Gjykata lë në burg vëllezërit Rrushi

11:58, 10/11/2021
A+ Aa A-

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për dy vëllezërit Fredi dhe Pajtim Rrushi, të cilët akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Trupi i pajetë i biznesmenit Hoxha, i zhdukur që prej 20 tetorit, u gjet i varrosur me zhavorr në Qafë-Mollë më 6 nëntor.

Fredi Rrushi dyshohet se është ekzekutori i Ruzhdi Hoxhës, ndërsa i vëllai Pajtim Rrushi e ka ndihmuar për të fshehur krimin dhe akuzohet si bashkëpunëtor.

Fredi Rrushi ishte personi i fundit me të cilin kishte komunikuar Ruzhdi Hoxha para se të zhdukej.

Sipas burimeve Ruzhdiu ishte me dy shokët e tij duke konsumuar kafe, me pas po atë ditë disa orë më vonë ai është takuar më shokun e tij Fredi Rrushi ku ka hipur në makinën e tij tip Passat. Ndërkohë u ka thënë shokëve të tij se do të dalë me Fredi Rrushin.

Gjatë telefonatave që familjarët kanë pasur me Fredi Rrushin ai është shprehur se Ruzhdi Hoxhën e ka lënë në zonën e Treshit. Po sipas burimeve familjaret kanë tentuar të lidhen në telefon më të, por ai ka dalë i fikur.

Mbeten të paqarta motivet e ekzekutimit të Ruzhdi Hoxhës, biznesmeni i cili nuk ishte person me precedent penalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco