Krujë, arrest me burg njërit prej grabitësve të dhunshëm të biznesmenit Çangu

Krujë, arrest me burg njërit prej grabitësve të dhunshëm të biznesmenit Çangu

10:09, 10/11/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Krujës dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarin Saimir Kuçi, i akuzuar për grabitjen dhe dhunën ndaj një biznesmeni në Krujë. Saimir Kuçi se bashku me 6 persona të tjerë dyshohen si grabitës të biznezmenit Nazmi Çangu në Nikël të Krujës më datë 24 tetor 2021.

Seanca u zhvillua në orën 9:00 me prokuror Olgert Rumnicin dhe gjyqtare Alma Kolgjokën, kryetare e gjykatës

Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Saimir Kuçit dhe mori parasysh kërkesën e prokurorit, duke i caktuar Kuçit masën e sigurisë “arrest me burg”.

Operacioni në Tiranë: Arrestohet Saimir Kuçi, dhunuesi i biznesmenit krutan, në kërkim kreu i bandës

Më 6 nëntor 2021, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar në mëngjesnjë operacion në Tiranë dhe në rrethinat e saj, me urdhër të prokurorisë së Krujës për zbulimin e bandës që grabiti dhe dhunoi rëndë biznesmenin Nazim Çangu në Krujë më 24 tetor.

FNSH ka arrestuar Saimir Kuçin, për dhunimin e biznesmenit dhe ka shpallur në kërkim Artan Prengën. Artan Prenga njihet si kreu i grupit kriminal që kreu zhvatjen. FNSH ushtroi kontroll në 7 banesa në Tiranë në zonën e Astirit, në Yzberisht  dhe në Fushë Mëzez.

Policia njoftoi: 

"Krujë, zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vjedhja me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, e një shume parash në banesën e shtetasit Nazmi Çangu.
 
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë, Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën koordinimin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit të Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, zhvilluan operacionin policor “Kasaforta”, për dokumentimin ligjor, kapjen dhe ndalimin e personave të dyshuar.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Saimir Kuçi, banues në Tiranë, ndërsa shtetasi Artan Prenga ndiqet me masa kërkimi. Po kështu, ndiqen me masa kërkimi edhe disa shtetas të tjere të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje. 

Gjatë kontrollit të këtyre banesave, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 14 telefona, një palë pranga, armë të ftohta, lëndë narkotike, 1 bllokues valësh, pajisje elektronike, detektor për kërkim sendesh të çmuara, një maskë bashkë me doreza, ora të markave të ndryshme me vlerë, bizhuteri floriri, koleksion monedhash (60 monedha të vjetra të shteteve të ndryshme).

Ky operacion u zhvillua pas një pune hetimore dhe gjurmuese të bërë nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit në nivel vendor dhe qëndror, me kontributin profesional të Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, duke bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore se shtetasi Artan Prenga, në bashkëpunim me persona të tjerë, është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 24.10.2021, në fshatin Nikël të rrethit Krujë.

Materialet iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco