EMRI/ Qëlloi gruan tij e tij me sëpatë, arrestohet fieraku

EMRI/ Qëlloi gruan tij e tij me sëpatë, arrestohet fieraku

09:44, 10/11/2021
A+ Aa A-

Një 38 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Fqinjët thonë se autori ka shkuar dhe e ka qëlluar me sëpatë gruan duke terrorizuar dhe tre vajzat e mitura. Policia thotë se gruaja pasi ka marrë mjekimin e duhur është larguar nga spitali.

Nuk ishte hera e parë që bashkëshorti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, ndërsa fqinjët thonë se ai vuante nga problem mendore.

I ndaluari nga policia në Fier është Saimir Mersini 38-vjeçar.

Njoftimi:

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 38 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij e cila pasi ka marë mjekim në spitalin e Fierit, është larguar për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhunë në familje".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco