Rritet numri i të infektuarve, 4 të vdekur nga koronavirusi

Rritet numri i të infektuarve, 4 të vdekur nga koronavirusi

17:33, 09/11/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit në vendin tonë të pandemisë COVID-19. 

Nga 3393 testime me të dyshuar, 770 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, duke rikthyer kështu shifrat e larta të infeksioneve. 

Katër qytetarë kanë ndërruar jetë, duke e çuar në 2,970 numrin e viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.  

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar

Situata
Janë kryer 3393 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 770 qytetarë, në këto bashki: 310 në Tiranë, 40 në Shkodër, 39 në Fier, 33 në Berat, Elbasan, 27 në Korçë, 26 në Kamëz, 24 në Vlorë, Sarandë, 21 në Durrës, 18 në Mallakastër, Gjirokastër, 17 në Kurbin, Lushnje, 15 në Dimal, 9 në Kavajë, 8 në Lezhë, 7 në Krujë, Roskovec,  6 në Pogradec, 5 në Vorë, Kuçovë, 4 në Kukës, Patos, Dropull, Devoll, Gramsh, 3 në Dibër, Divjakë, Himarë, Skrapar, Poliçan, Librazhd, 2 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Tepelenë, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojw, Has, Shijak, Klos, Selenicë, Delvinë, Finiq, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Maliq, Cërrik, Peqin.

Janë 8,157 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
 
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetare 64 vjeç nga Libofsha, një qytetare nga Berati 65 vjeç, një qytetar nga Kuçova 72 vjeç, një qytetare nga Tirana 81 vjeç.  

Janë shëruar 621 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,998 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (09 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore          770
Të shëruar në 24 orë       621
Të shtruar në spitale       182
Humbje jete në 24 orë     4
Testime ditore                 3393

Testime totale              1,334,004
Raste pozitive                190,125
Raste të shëruara            178,998
Raste Aktive                     8,157
Humbje jete                      2,970

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            4,279
Fier                 881
Shkodër          483
Vlorë                452
Durrës             406
Gjirokastër      384
Elbasan            342
Berat               335
Korçë              234
Lezhë              185
Kukës              92
Dibër                84

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco