Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Përplasen 4 makina në Bulevardin e Vlorës, ka të plagosur

VIDEO/ Përplasen 4 makina në Bulevardin e Vlorës, ka të plagosur

14:55, 09/11/2021
A+ Aa A-

Një aksident është regjistruar mesditen e sotme në Bulevardin kryesor Vlorë – Skelë.

Janë përplasur 4 automjete.

Ndërkohë mësohet se një i lënduar është dërguar me ambulancë në spital.

Ndërsa bulevardi është i bllokuar në këto momente nga trafiku.

Nje nga automjetet mendohet se ka bërë parakalim të gabuar dhe ka shkaktuar aksidentin. Mesohet se e plagosur ka mbetur një 60-vjeçare e cila ndodhet në spital si pasojë e një goditje të marrë në kokë. Janë edhe 3 të plagosur më lehtë nga përplasja e 4 makinave, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e mjekve dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shikoni pamjet nga vendngjarja, të siguruara nnga Syri Tv dhe Syri.net.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco