Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Topografi regjistroi pronën në emër të tij dhe e shiti për 5 mijë euro

Topografi regjistroi pronën në emër të tij dhe e shiti për 5 mijë euro

10:40, 09/11/2021
A+ Aa A-

Zbardhet skema se si Elton Marko, inxhinieri i bashkisë së Himarës i arrestuar nga policia, e ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur tek persona të tjerë.

Mësohet se Marko ka përpiluar vetë një dokument AMTP në emrin e tij dhe më pas e ka regjistruar.

Pastaj topografi ka gjetur një blerës të quajtur Gerlind Muçaj, duke ja shitur këtij të fundit tek noteri tokën me vlerën 5 mijë eurove.

Sipërfaqja e shitur ka qenë 3 mijë metra katrorë.

Vlera e çmimit të shitjes së tokës dyshohet të jetë fiktive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco