Kërcet arma në Gjilan, një i vrarë dhe një i plagosur

Kërcet arma në Gjilan, një i vrarë dhe një i plagosur

22:29, 08/11/2021
A+ Aa A-

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur sonte në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi.

“Para gjysmë ore një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në lagjen Arbëria në Gjilan”, është shprehur Azizi.

Sipas tij viktimat janë të gjinisë mashkullore dhe i takojnë moshës së re. Ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar për rastin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco