Gjykata e Posaçme ka frikë të pranojë prova!

Gjykata e Posaçme ka frikë të pranojë prova!

19:19, 08/11/2021
A+ Aa A-

Nga Edvin Prifti

Në çdo shoqëri njerëzore, në çdo sistem juridik, që nga koha kur njerezit kuptuan se konfliktet mund të shmangen dhe shoqëria mund të paqetohet përmes gjyqësisë, gjykatat u bëjnë palëve një pyetje, që përmbledh gjithë masën e detyrës së tyre: “Zoteri, a keni prova për të mbështetur pretendimet tuaja?” Sot kuptuam se këtë rregull nuk e njeh Gjykata e Posaçme, sepse provat i prishin komoditetin e vegjetimit, e detyrojnë të marrë vendime. Por ka frikë të marrë vendime, përveçse kur ia kërkon prokurori, “garanti” i komoditetit të saj. 

Këtë ndodhi e përjetova sot, kur u shqyrtua kërkesa ime për heqjen e sekuestros preventive, për një shumë prej rreth 72 milionë lekësh, vendosur nga e njëjta gjykatë, në maj të këtij viti. Gjykata nuk pati frikë, kur pa asnjë provë pranoi pretendimin e akuzës se kjo shumë, e depozituar cash në llogaritë e mia, kishte origjinë të dyshimtë. Ku i gjete ti zotëri paratë në cash? Kjo ishte çështja që shtrohej në maj. 

Sot u përpoqa të tregoja se ku i gjeta, sa punova, sa sakrifica në çerek shekulli dhe sa taksa pagova! Për mëse 4 muaj, avokatë në Itali dhe auditues të pavarur në Shqipëri, mblodhën dokumentacionin ligjor për të ardhurat e mia ndër vite. Raporti i auditit ligjor dhe kontabël së bashku me gjithë dokumentacionin mbështetës, iu paraqit Gjykatës së Posaçme, duke i kërkuar të bënte gjënë më të thjeshtë, më ligjore dhe më logjike: të urdhëronte të gjitha verifikimet e nevojshme, qoftë edhe një audtim të ri dhe mbi këtë bazë të shqyrtonte mundësinë e heqjes së sekuestros sipas ligjit. 

Ndërsa palët paraqiten versionet e tyre, gjykata pyeti palën mbrojtëse: cilat janë provat që dëshironi të shqyrtohen? Dëshiroj të sqaroj opinionin publik se kërkesës sime i ishte bashkëlidhur një dosje me qindra faqe prova, në fotokopje të noterizuar e dorëzuar në këtë gjykatë mëse dy javë më parë. Ky fakt evidentohej edhe në kërkesën e avokatit, pasi në fund të saj theksohej se kishte dokumente provuese bashkëlidhur. Gjëja e parë që të shkon ndërmend është se gjykata nuk i lexon kërkesat e palës së akuzuar dhe ky është një fakt shumë i rëndë, sepse cenon besimin e saj tek publiku. 

Seanca u nderpre qe gjykata “te gjente” provat te cilat mund te “ishin harruar” ne sekretari dy jave me pare. Gjykata u rikthye se bashku me provat dokumentare qe provonin se, ne 28 vite pune, une kisha arketuar te pakten 195 milion leke (te ardhura te krijuara jashte vendit, per 11 vjet dhe te ardhura te krijuara nga puna ne struktura private private ne Shqiperi, kosove dhe gjetiu, prej 16 vitesh), pra, gati 3-fishin e atyre qe u sekuestruan si te pajustifikuara nga burime te ligjshme. Me ne fund “u gjeten” edhe pse pergjegjesia qe ke ndaj jetes dhe dinjitetit te tjetrit u demonstruan qartazi se nga anonin. Ne perfundim, gjykata vendosi qe te na ktheje te gjitha provat qe kerkoi, duke mos marre asnje pergjegjesi per sekuestron e vendosur prej saj. “Jemi ne hetime paraprake, paraqitini ne prokurori!” Po sekuestron nuk e vendosi prokuroria zonje e nderuar, e vendoset ju. Ligjvenesi jep garanci kur cenohet liria dhe prona, kerkon vendim nga gjykata. Pse prokurori nuk e vendosi sekuestron, por trokiti ne deren tuaj? Sepse garant I qytetarit eshte gjykata, nuk eshte prokurori! Nje gje kaq elementare Gjykata e Posaçme nuk e kupton ose ben sikur nuk e kupton! 

Une siguroj gjithkend, si ata qe me vleresojne, ashtu edhe ata qe kane kritika ndaj meje, se cdo te ardhur qe une kam patur dhe kam eshte siguruar duke respektuar ligjin, kudo ku kam punuar. Eshte skandal qe kjo gjykate nuk ka kurajon te jape asnje garanci se eshte vertet nje gjykate e pavarur. Tregoi se eshte peng I prokurorise dhe se vendimi I saj absurd eshte teresisht i paragjykuar.

Nuk do kisha shkruar kurre per kete ceshtje, por pa dale nga seanca shikoja lajmin e shperndarr nga gjykatat neper portalet duke njollosur per te saten here emrin tim. Individe qe shkruajne dhe anatemojne pa ditur te verteten, e verteta qe e kishim cuar ne gjykate per ta zbuluar lakuriq por qe gjykata na u pergjigj qe nuk e desheronte nje gje te tille perkundrazi nuk ishte aspak e interesuar. E ndjeva per detyre edhe ndaj atyre qe me shajne dhe hedhin balte per te treguar qe cdo e ardhur e imja rezulton vetem nga puna e ndershme qofte edhe ne strukturat private brenda dhe jashte vendit e demonstruar pikerisht nga nje auditim i pavarut ligjor dhe kontabel qe ju eshte bere!

Më thoni, të nderuar miq, ç’ndryshim ka kjo me inkuizicionin e Torquemades, ndërsa më kanë veshur petkun e “heretikut”? Asgjë, përveç 6 shekujve diferencë, qindra mijëra të djegurve në turrën e druve me pa të drejtë dhe mungesës së rrotës së torturës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Varferi dhe mjerim09/11/2021 03:31

Hiqesh si njeri i ndershem dhe jo gjobaxhi i njerezve te varfer po a eshte e vertete. Flisje ne nje emision serbes serbes plot arrogance si ata femijet e perkedhelur bullafiq qe mendojne se u takojne te Ato fjali prej gjobaxhiu te pashpirt ne emision lane nje shije shume te hidhur ke njerezit e kequshqyer me 300 mije leke rroge ose pa rroge fare! Flisje sesi doktoret i kane pak edhe ato para qe mund tu lene ne dore fakirat qe me doktoret gjobaxhinj i ka gjetur si proverbi kercen prifti nga belaja. Ti e di shume mire qe Shqiptaret i kane zgjidhur hallet e tyre me djerse edhe gjak duke kaluar edhe malet ne kembe per te nxjerre ato 5 kursime per dite te zeze.

Profesori08/11/2021 22:24

Dr. Ervini largohuni nga ky vend. Ne nuk i meritojme profesionistet si Ju, sa kohe qe votojme keta qe na drejtojne. Ju uroj shendet dhe suksese

Neni 41 vjen 08/11/2021 21:05

Mos u lodh kot doktor. Specializimet e tua nuk vlejnë se kjo është histori suksesi.....

Lira08/11/2021 20:48

Respekte per profesionalizmin dhe punen tuaj , doktor i nderuar

Leonsio08/11/2021 20:14

I nderuar doktor Prifti , ju jeni viktime e ketij sistemi drejtesie mizerabel deri ne ekstrem , keto monstra e kane me te lehte te merren me njerez te ndershem dhe shume te dalluar ne profesionin e mjekut , sesa te merren me ata qe ja bejne jeten ferr ty dhe gjithe ketij populli ... kjo eshte reforma ne drejtesine re e bekuar edhe nga zonja Kim se bashku me rilindjen ... sta nuk mund te bejne pis ty , ato jane te zhytur ne pisllikun qe kane gatuar vete ...

altini08/11/2021 19:50

Fatkeqësia jote Edvin që vendose të qëndroje dhe punoje në Shqipëri, vendin ku i urrejnë të zotët dhe pasurinë e vënë falë punës dhe dijeve. Ti i bën nder Shqipërisë kudo nëpër botë. E vendi yt ta shpërblen në këtë mënyrë, me këta prokurorë dhe gjykatës qesharakë, që ende pas 30 vitesh nuk janë shkëputur nga filozofia e shkollës komuniste të drejtësisë.

Shto koment

Denonco