VIDEO - Aksidenti i rëndë/ Mjetet shkatërrohen plotësisht, plagoset edhe një kalimtar

VIDEO - Aksidenti i rëndë/ Mjetet shkatërrohen plotësisht, plagoset edhe një kalimtar

09:29, 08/11/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Berat-Dimal, në vendin e quajtur Otllak.

Makina luksoze e tipit Volsëagen Toureag, në përpjekje për të parakaluar është përplasur fuqishëm me një mjet me targa greke.

Si pasojë e përplasjes së fortë, mjeti me targa greke është përplasur me shtyllën dhe kangjellat e rrugës, duke plagosur edhe një kalimtar që ndodhej në anë të rrugës.

Nga aksidenti kanë ngelur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve si dhe këmbësori,të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku edhe po marrin ndihmë mjekësore.

Burime nga Spitali Rajonal Berat konfirmojnë se, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, edhe pse kanë plagë të shumta në trup.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore dhe ekspertë, që po kryejnë edhe kqyrjes e vendit të aksidentit për të zbardhur shkaqet.

Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se, paraprakisht mendohet se shkak për aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i mjetit Toureag, që drejtohej nga shtetasi Agur Pajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco