VIDEO/ Gjykata lë në burg 53-vjeçarin e dyshuar për përdhunimin e të miturës: Jam i qetë se ...

VIDEO/ Gjykata lë në burg 53-vjeçarin e dyshuar për përdhunimin e të miturës: Jam i qetë se ...

13:16, 06/11/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Faktit në Gjirokastër ka lënë në burg 45 ditor Kabul Hundën i dyshuar për përdhunimin e një të miture 16 vjeçare nga qyteti i Libohovës.

Kryesuesja e seances së masës së arrestit Suela Dashi në fillim të seancës ja ka dhënë fjalen prokurorit Julijan Çafka i cili në tërësinë e argumenteve të paraqitura, ka kërkuar në perfundim 45 ditë burg me arsyetimin e hulumtimit të disa pistave që besohen se do te zbardhin ngjarjen e ndodhur.

Prezent në seance ka qënë vetë 53 vjeçari Hunda i cili ka qënë shumë i qetë dhe po me qetësi ka dhënë shpjegime për ngjarjen në fjalë.

Nën prezencën e avokatit të caktuar nga shteti, 53 vjeçari e ka deklaruar veten të pafajshëm dhe sipas tij këtë e di gjithë Libohova.

Ajo që pati interes ishte dalja në skenë e një personi tjetër që mundet të zbardhi komplet zinxhirin e ngjarjes me të cilën akuzohet Hunda.

Ky i fundit ka deklaruar se 16 vjeçarja ka pasur dhe ka raporte intime me nje 32 vjeçar nga qyteti i Libohovës dhe kjo është evidente sipas tij.

''Jam shumë i qetë se në përfundim do dali tjetër i akuzuar për një vepër të stisur'-është shprehur Hunda.

Vetë ky deklaroi se 16 vjeçaren e ka trajtuar si vajzën e tij pasi janë pjesë e një familjeje dhe në asnjë rast nuk ka pasur tentativa për të kryer ndonjë marredhenie intime.

''Jam i bindur që pas kryerjes së analizave në trupin e 16 vjeçares, do zbulohet ADN e një tjetër personi që është 32 vjeç nga Libohova''-u shpreh Hunda.

Sakaq në perfundim gjyqtarja Suela Dashi ka aprovuar kërkesën e prokurorit Julijan Çafka për mbajtjen në qeli të 53 vjeçarit deri sa të zbardhen rrethana të tjera të ngjarjes që mund të ndryshojnë tërësisht objektin e padisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco