Si u zbulua në greminë, biznesmeni Hoxha, familjarët e njohin nga rrobat Vendi ku u gjet viktima

Si u zbulua në greminë, biznesmeni Hoxha, familjarët e njohin nga rrobat

13:03, 06/11/2021
A+ Aa A-

Biznesmeni Rruzhdi Hoxha është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një humnerë në Dajt, aty ku po ditën e sotme u gjet një xhup dhe disa rroba te tjera me gjak para se të zbulohej trupi i viktimës, njofton Faxweb.

Trupi është gjetur pranë zonës së njohur si Mali me Gropa, një terren i vështirë për t’u kontrolluar. Familjarët e Hoxhës janë pyetur rreth rrobave që kishte veshur biznesmeni ditën e zhdukjes dhe kanë konfirmuar se janë të njëjta me ato që kishte pranë trupit, viktima.

Në operacion janë angazhuar dhjetëra efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës në një një terren i vështirë për t’u aksesuar

Ruzhdi Hoxha ishte shpallur i humbur nga familja dy javë më parë, ndërkohë ai përherë të fundit kishte parë kafe me një shok.

Ruzhdi Hoxha njihet si një biznesmen në fushën e inerteve, mirëpo ai dyshohet se ka pasur probleme financiare së fundmi dhe ka marrë shumë borxhe, gjë e cila mund të ketë sjellë dhe ngjarjen e rëndë.

Ruzhdi Hoxha ishte larguar nga banesa e tij në zonën e Kamzës mbrëmjen e 21 tetorit, i ftuar nga miku i tij për të bërë së bashku një xhiro me makinë.

Por prej atij momenti, Hoxha nuk është kthyer më në banesë, duke lënë në ankth familjarët për fatin e tij. Ka qenë vëllai i Ruzhdi Hoxhës ai që ka bërë denoncimin fillimisht në komisariatin e policisë në Kamëz, dhe ngjarja fillimisht u trajtua si largim nga banesa.

Ndërkohë policia ka gjetur një celular në afërsi të “Shkollës së bashkuar”, që dyshohet se i përket personit të zhdukur, që mund të hedhë dritë dhe në lidhje me komunikimet e fundit që Hoxha ka pasur.

Hera e fundit që Ruzhdi Hoxha është fiksuar nga kamerat e sigurisë është në autostradën Tiranë-Durrës kur ka qenë duke pirë kafe, me dy persona të tjerë.

Policia ka shoqëruar mikun me të cilin është takuar për herë të fundit biznesmeni, shtetasin F.Rr, i cili nga ana e tij rezultonte se kishte probleme me drejtësinë italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco