Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Avion me kanabis mbi Hamallaj?! Qytetarët filmojnë lëvizjet e dyshimta të 'kaçatorrit'

VIDEO/ Avion me kanabis mbi Hamallaj?! Qytetarët filmojnë lëvizjet e dyshimta të 'kaçatorrit'

12:42, 06/11/2021
A+ Aa A-

Një avion i vogël është filmuar sot teksa rrotullohej në ajër, në kërkim të një vendi për t’u ulur mbi  territorin Hamallaj –Lalëz –Ishëm. Qytetarët kanë dyshuar se bëhej fjalë për një avion që transportonte kanabis dhe e kanë filmuar.

Kujtojmë se raste të avionëve të tillë "kaçatorrë", transportues të lëndëve narkotike, janë konstatuar shpesh në vend e deri edhe javët e fundit, kur “misioni” i tyre është zbuluar pasi janë përplasur në tokë, për shkak të ngarkesës tej kapacitetit apo avarive.

Policia e Shtetit, thuajse të gjitha rastet, i ka konstatuar dhe verifikuar pas denoncimit të qytetarëve.

Dhe 15 minuta më vonë, i njejti avion vazhdon të sillej ende mbi Hamallaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco