Gjendet i vrarë në Malin me Gropa, biznesmeni i zhdukur prej 2 javësh

Gjendet i vrarë në Malin me Gropa, biznesmeni i zhdukur prej 2 javësh

12:31, 06/11/2021
A+ Aa A-

Është gjetur në malin me Gropa një trup i pajetë dhe plagë nga armë zjarri. Sipas burimeve, mendohet se bëhet fjalë për biznesmenin e zhdukur ditët e fundit Ruzhdi Hoxha.

Pranë trupit të kufomës është gjetur edhe një xhup me njolla të mëdha gjaku. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, por ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtarë për ngjarjen e rëndë.

Biznesmeni 43-vjeçar me banim në Kamzë rezulton i zhdukur prej datës 21 tetor kur edhe dhe familja ka bërë denoncimin në polici.

Hoxha është baba i dy fëmijëve dhe pronar i një biznesi inertesh në dalje të Kamzës. 

Në momentin e fundit ai është parë duke pirë kafe diku pranë autostradës Tiranë-Durrës dhe pasi është telefonuar nga miku i tij me iniciale F.Rr. dhe kanë lëvizur me makinën e tij. Policia ka verifikuar kamerat e ka zbuluar se mjeti ku hipi Ruzhdi Hoxha është larguar në drejtim të Kamzës e më pas nga Zall Herri.

Për gati shtatë ditë 43-vjeçari nuk e ka pasur të hapur telefonin, por më pas nga dita e shtunë telefoni I tij është hapur, por nuk është përgjigjur kush.

Familjarët kanë bërë kallëzim tek komisariati nr 5 dhe hetimet kanë nisur fillimisht për largim nga banesa, por më pas çështja ka kaluar për rrëmbim personi në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Dosja është marrë në hetim nga sektori i hetimit të krimeve të rënda. Nuk është hera e parë që familja bën denoncim për largim nga banesa për 43-vjeçarin.

Mësohet se edhe dy herë të tjera familjarët kanë denoncuar largimin e tij nga banesa, por që më pas është kthyer.

Mësohet se pas denoncimit, policia ka shoqëruar mikun e tij, i cili ka pasur dhe takimin e fundit me 43-vjeçarin. Ky i fundit është ndaluar dhe po mbahet në paraburgim pasi ka hesape me drejtësisë italiane.

Paraprakisht dyshohet se trupi i pajetë i përket biznesmenit të zhdukur Rruzhdi Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco