Policia bastis bazat e bandës agresive që sulmoi biznesmenin: armë, bllokues valësh, dedektorë

Policia bastis bazat e bandës agresive që sulmoi biznesmenin: armë, bllokues valësh, dedektorë

11:06, 06/11/2021
A+ Aa A-

Policia e Shteti njoftoi se e zbardhi dhe e dokumentoi me prova ligjore, vjedhjen me dhunë dhe nën kërcënimin e armës të një shume parash në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu në Krujë.

Strukturat hetimore të Policisë së Krujës, Policisë së Durrësit dhe Policisë së Tiranës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, zhvilluan operacionin policor “Kasaforta”:

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua Saimir Kuçi, banues në Tiranë, ndërsa shtetasi Artan Prenga po ndiqet me masa kërkimi.

Po kështu, po ndiqen me masa kërkimi edhe disa shtetas të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje.

Gjatë kontrollit të  banesave u sekuestruan:  14 telefona, një palë pranga, armë të ftohta, lëndë narkotike, 1 bllokues valësh, pajisje elektronike, detektor për kërkim sendesh të çmuara, një maskë bashkë me doreza, ora të markave të ndryshme me vlerë, bizhuteri floriri, koleksion monedhash (60 monedha të vjetra të shteteve të ndryshme).

Ky operacion u zhvillua pas një pune hetimore dhe gjurmuese, me kontributin e Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, që bëri të mundur dokumentimin me prova ligjore se shtetasi Artan Prenga, në bashkëpunim me persona të tjerë, është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 24.10.2021, në fshatin Nikël të rrethit Krujë.

Dosjet e tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco