Operacion i FNSH në Tiranë me urdhër-arreste nga Kruja, prangoset i pari në listë

Operacion i FNSH në Tiranë me urdhër-arreste nga Kruja, prangoset i pari në listë

08:08, 06/11/2021
A+ Aa A-

Forcat e FNSH-së kanë nisur një operacion mëngjesin e së shtunës në Tiranë dhe rrethinat e saj për ekzekutimin e disa urdhër-arresteve të lëshuar nga Prokuroria e Krujës. Deri Tani mësohet se është vënë në pranga i pari i listës.

Nuk dihen ende detajet e këtij operacioni, por ai është inicuar pas dhunimit dhe grabitjes së biznesmenit Naçmi Çangu.

Në Krujë, në orët e para të mëngjesit të datës 24 tetor 2021, persona ende të paidentifikuar vodhën me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit Nazmi Çangu.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor njoftuan se po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Dëshmia e biznesmit të dhunuar:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco