FOTO/ Tritol 'Range Rover'-it te Komuna e Parisit, makina në pronësi të noteres (EMRI)

FOTO/ Tritol 'Range Rover'-it te Komuna e Parisit, makina në pronësi të noteres (EMRI)

23:35, 05/11/2021
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi i fuqishëm që alarmoi banorët në zonën e 'Komunës së Parisit' në Tiranë rreth orës 23:00 të kësaj të premte.

Nga informacionet paraprake që jep Policia e Tiranës, dyshohet se makinës tip 'Range Rover' me targa AA 199 YS, në pronësi të noteres Rezarta Koçi, i është vendosur një sasi tritoli. 

Image

Ndërkohë Policia e Tiranës jep vetëm inicialet e pronares së automjetit, R.K, ndërsa njofton se grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes. 

Mësohet se noterja ka dhënë dëshimë e parë përpara uniformave blu dhe grupit hetimor të ngritur posaçërisht mpas ngjarjes. Nuk dihet nëse ajo ka patur probleme me persona të tjerë. 

Makina ka shpërthyer në parkim.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. 

Shpërthimi është dëgjuar mjaft i fuqishëm.

Image

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 23:05, tek Komuna e Parisit, dyshohet se në mjetin e parkuar në pronësi të shtetases R. K, ka plasur një sasi e vogël lënde plasese, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco