Vogëlushja u dhunua fizikisht, ekspertiza e mjekëve i dërgohet Gjykatës së Tiranës

Vogëlushja u dhunua fizikisht, ekspertiza e mjekëve i dërgohet Gjykatës së Tiranës

15:05, 05/11/2021
A+ Aa A-

Ekspertët e mjeksisë ligjorë kanë përfunduar ekzaminimin për 6-vjeçaren e dhunuar në Kamëz nga babai i saj. Në aktin e dorëzuar në gjykatë ekspertët kanë përcaktuar vetëm dhune fizikë ndaj të miturës, duke hedhur poshtë aludimet për një abuzim seksual.

6-vjeçarja e dhunuar në Kamëz rreth një javë më parë nga babai i saj nuk rezulton të jetë abuzuar seksualisht por ndaj saj është ushtruar vetëm dhunë  fizike.

Ky është rezultati i ekspertizës së mjeko-ligjore që  është  bërë të miturës. Sipas mjekëve, vajza kishte dëmtime në zorrë, mëlçi dhe pankreas por kjo për shkak të dhunës fizike që është ushtruar ndaj saj. 

Por pavarësisht se nuk ka dhunë seksuale, 27-vjeçari Raimond  Kunoraj, babai i vajzës, do të hetohet dhe gjykohet për akuzën e dhunimit të të miturit,  akuzë e cila dënohet nga 10 deri në 20 vite burg.

Edhe gjatë deklarimeve në gjykatë ai ka pohuar se kishte ushtruar vetëm dhunë fizike ndaj të miturës, të cilën e kishte gjuajtur me thupër pasi e bezdiste me të ëmën në telefon teksa ajo ishte në punë.   

Ndërkohë 6-vjeçarja vijon të qëndrojë në Spitalin e Traumës nën kujdesin e psikologëve dhe punonjësve të shërbimit social, të cilët po e mbikqyrin  6 vjeçaren e cila është marrë në ruajtje nga Agjensia për Mbrojtjen e Fëmijëve. 

Ngjarja e rëndë pati një sensibilizim të math, pas denoncimit që u bë nga Spitali Pedriatik ku 6-vjeçarja ishte dërguar nga prindërit pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Ndërsa babai i të miturës u arrestua dhe vijon të qëndrojë në paraburgim pas kërkesë së Prokurorisë së Tiranës. 

Gjithashtu prokuroria ka kërkuar edhe ekspertizë për prindërit nëse janë apo jo përdorues të lëndëve narkotike.

Prindërit e të miturës  mësohet se ishin ndarë kur ajo ishte 1 muajshe  dhe u ribashkuan pas 6 vitesh. 

Fillimisht nga policia u dyshua edhe për dhunë seksuale, e cila fatmirësisht nuk u vërtetua  ndërsa vajza është drejt rikuperimit sipas mjekëve.      

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco