Si u zbulua abuzimi 4 vjeçar i adoleshentes. i akuzuari e mohon, i bie murit me kokë…

Si u zbulua abuzimi 4 vjeçar i adoleshentes. i akuzuari e mohon, i bie murit me kokë…

11:51, 05/11/2021
A+ Aa A-

Përdhunimi i 16-vjeçares në Libohovë ka tronditur gjithë opinionin publik në Gjirokastër. Ky i fundit ndodhet në paraburgim në Komisariatin e Gjirokastrës, ku mohon çdo akuzë kundrejt tij.

Ora News raporton se i akuzuari nuk e ka pranuar në asnjë mënyrë abuzimin, ndërsa thotë se e gjitha është një çështje e montuar  nga familja dhe se do të flasë për të në një moment të dytë.

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje ai ka shfaqur çrregullime dhe ka qenë tepër i nervozuar. Ai ka tentuar disa herë të godasë me kokë murin pasi nuk i pranon akuzat.

Madje në momentin e shoqërimit është konfliktuar me efektivin e policisë. I akuzuari është shoqërua me dhunë në komisariat, pasi nuk pranonte të paraqitej në polici.

Dosja nuk është dorëzuar ende në prokurori, sepse nuk është plotësuar ende me dëshmi. Dëshmitë duhet të mblidhen nga grupi hetimor, që po punon prej dy ditësh për këtë çështje delikate.

Si rrjedhojë pritet që dosja të mbyllet sot pas dreke dhe  t'i dorëzohet prokurorit.

Sikundër ka deklaruar e ëma e të miturës në një intervistë ekskluzive për Ora Neës, katër ditë më parë vajza kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe ka përfunduar në spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u shtruar menjëherë në Reanimacion me hemoragji të rëndë dhe me hemoglobinë 1.

Nisur nga situata, mjekët kanë menduar se vajza mund të ishte prekur nga leucemia dhe më pas kanë diskutuar për një abort spontan.

Por në prani të psikologes vajza ka arritur të tregojë gjithçka.

Ka qenë psikologia ajo e cila ka zbërthyer në detaje të gjithë historinë e tmerrshme të përdhunimit të të miturës nga daja i babait për 4 vite rresht, nga mosha 12-vjeçare dhe deri sot që është 16.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco