Zhdukja e biznesmenit/ Kishte borxhe, miku i tij me probleme në Itali

Zhdukja e biznesmenit/ Kishte borxhe, miku i tij me probleme në Itali

11:48, 05/11/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zhdukja e një biznesmeni në fushën e inerteve në Tiranë, i cili i ka humbur kontaktet me familjen që prej pothuajse dy javësh. Ruzhdi Hoxha ishte larguar nga banesa e tij në zonën e Kamzës mbrëmjen e 21 tetorit, i ftuar nga miku i tij për të bërë së bashku një xhiro me makinë.

Por prej atij momenti, Hoxha nuk është kthyer më në banesë, duke lënë në ankth familjarët për fatin e tij. Ka qenë vëllai i Ruzhdi Hoxhës ai që ka bërë denoncimin fillimisht në komisariatin e policisë në Kamëz, dhe ngjarja fillimisht u trajtua si largim nga banesa.

Me kalimin e ditëve ngjarja po trajtohet si zhdukje dhe rrëmbim personi, dhe është duke u hetuar nga sektori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.

Ndërkohë policia ka gjetur një celular në afërsi të “Shkollës së bashkuar”, që dyshohet se i përket personit të zhdukur, që mund të hedhë dritë dhe në lidhje me komunikimet e fundit që Hoxha ka pasur.

Hera e fundit që Ruxhdi Hoxha është fikuar nga kamerat e sigurisë është në autostradën Tiranë-Durrës kur ka qenë duke pirë kafe. Policia ka shoqëruar mikun me të cilin është takuar për herë të fundit biznesmeni, shtetasin F.Rr, i cili nga ana e tij rezultonte se kishte probleme me drejtësinë italiane.

Ende nuk dihet deklarata që ka bërë miku i viktimës që e ka parë për herë të fundit biznesmenin, ndërkohë që familja mbetet në ankth për shëndetin dhe jetën e Hoxhës.

Në mënyrë jozyrtare burime bëjnë me dije se biznesi i tij i inerteve ishte në prag falimenti dhe Hoxha ishte zhytur në borxhe, për shkak të krizës financiare.

Hoxha është baba i dy fëmijëve, ndërkohë që në kërkimin e tij janë angazhuar dhe familjarë, përfshirë vëllezërit e tij, të cilët po ndjekin dhe rastin në bashkëpunim me policinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco