EMRI/ Zhduket biznesmeni në Tiranë, miku e mori në telefon...

EMRI/ Zhduket biznesmeni në Tiranë, miku e mori në telefon...

11:31, 05/11/2021
A+ Aa A-

Një 43-vjeçar me banim në Kamzë rezulton i zhdukur prej më shumë se 10 ditësh. Personi i identifikuar si Ruzhdi Hoxha është zhdukur prej 21 tetorit dhe familja ka bërë denoncimin në polici.

Hoxha është baba i dy fëmijëve dhe pronar i një biznesi inertesh në dalje të Kamzës. 

Hoxha ka qenë duke pirë kafe diku pranë autostradës Tiranë-Durrës dhe pasi është telefonuar nga miku i tij me iniciale F.Rr. dhe kanë lëvizur me makinën e tij. Policia ka verifikuar kamerat e ka zbuluar se mjeti ku hipi Ruzhdi Hoxha është larguar në drejtim të Kamzës e më pas nga Zall Herri.

Për gati shtatë ditë 43-vjeçari nuk e ka pasur të hapur telefonin, por më pas nga dita e shtunë telefoni I tij është hapur, por nuk është përgjigjur kush.

Familjarët kanë bërë kallëzim tek komisariti nr 5 dhe hetimet kanë nisur fillimisht për largim nga banesa, por më pas çështja ka kaluar për rrëmbim personi në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Dosja është marrë në hetim nga sektori i hetimit të krimeve të rënda. Nuk është hera e parë që familja bën denoncim për largim nga banesa për 43-vjeçarin. Mësohet se edhe dy herë të tjera familjarët kanë denoncuar largimin e tij nga banesa, por që më pas është kthyer vetë, shkruan ORA.

Mësohet se pas denoncimit, policia ka shoqëruar mikun e tij, i cili ka pasur dhe takimin e fundit me 43-vjeçarin. Ky i fundit është ndaluar dhe po mbahet në paraburgim pasi ka hesape me drejtësisë italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco