VIDEO/ Zbulohet se çfarë ishte sendi i dyshimtë që alarmoi policinë

VIDEO/ Zbulohet se çfarë ishte sendi i dyshimtë që alarmoi policinë

10:34, 05/11/2021
A+ Aa A-

Sendi i dyshimtë që u gjet në Rrugën “Martin Camaj” në Tiranë ishte një GPS, model i vjetër.

Pas konstatimit të sendit, i cili dukej si radio, zona e “Brrylit” në Tiranë u rrethua mëngjesin e së premtes nga forca të shumta policie.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 vendosën perimetrin e sigurisë deri në mbërritje e ekspertëve antieksploziv të RENEA-s të cilët konstatuan se nuk kishte rrezik.

NJOFTIMI ZYRTAR

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë në lidhje me sendin e dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve, i cili u konstatua në trotuar, në rrugën “Martin Canaj”, ju bëjmë me dije se: Pas mbërritjes së grupit të ekspertëve antieksploziv të RENEA-s dhe bërjes së ekspertizës nga ana e tyre rezultoi se sendi i konstatuar është GPS lokalizues.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco