Manja njofton mbylljen e burgut të Zaharisë, ja ku do të transferohen të burgosurit

Manja njofton mbylljen e burgut të Zaharisë, ja ku do të transferohen të burgosurit

10:08, 05/11/2021
A+ Aa A-

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar se brenda këtij muaji do të mbyllet burgu u Zaharisë ku vuajnë dënimin të burgosurit që kanë probleme të shëndetit mendor.

Sipas njoftimit të bërë nga Manja, të dënuarit do të transferohen për të vuajtur dënimin në bllokun 4-5 të burgut të Shënkollit.

Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi, por mendohet se shkaku kryesor mund të jetë gjendja tejet e amortizuar e ambienteve të këtij burgu.

Burgu i Zaharisë në Krujë, që ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës, pa frikë mund të konsiderohet si burgu-ferr.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco