VIDEO/ Merr flakë në ecje makina në Levan - Vlorë

VIDEO/ Merr flakë në ecje makina në Levan - Vlorë

09:50, 05/11/2021
A+ Aa A-

Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër në rrugën Levan - Vlorë.

Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëshm dhe dyshohet se shkak i flakëve të ketë qenë një shkendijë elektrike.

Ja njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:15, në aksin rrugor Levan-Vlorë, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz" me drejtues shtetasin S. Gj.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco