Del VIDEO/ Si u kap 11 kg kokainë e pastër në makinat luksoze

Del VIDEO/ Si u kap 11 kg kokainë e pastër në makinat luksoze

09:38, 05/11/2021
A+ Aa A-

'Guardia di Finanza' ka publikuar pamjet nga një operacion kundër të ashtuquajturit ‘trafik i vdekjes'. Gjatë operacionit u arrestuan tre korrierë shqiptarë me 11 kg kokainë të pastër.

Sipas medieve italiane, kokaina ishte e destinuar për tregun e Venecias. Vlera e drogës arrin në 1 milion euro.

Kokaina ishte e fshehur në bagazhet e dy makinave luksoze. Shqiptarët e arrestuar akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës.

Tre të arrestuarit janë nga mosha 30 deri në 40 vjeç, jetonin në Shqipëri dhe nuk kishin precedentë penalë. Makinat e tyre ishin me targa gjermane dhe po udhëtonin me shpejtësi të lartë kur u ndaluan nga karabinierët.

Guvernatori i Venetos Luca Zaia reagoi pas arrestimeve. “Sa herë goditet një ‘trafik i vdekjes’, ky është një moment kënaqësie të madhe për shkak se ata që punojnë kundër komuniteteve tona, veçanërisht kundër të rinjve, duhen ndaluar”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco