VIDEO - FOTO - Gjendet një radio-marrëse e dyshimtë në Tiranë

VIDEO - FOTO - Gjendet një radio-marrëse e dyshimtë në Tiranë

09:18, 05/11/2021
A+ Aa A-

Policia ka rrethuar zonën e Brrylit në Tiranë, pasi në rrugën “Martin Canaj” është gjetur një radio e dyshimtë, e cila po verifikohet nga policia.

Ajo është gjetur në tokë, ndërsa dyshohet se ka rënë nga ndonjë makinë ku mund të jetë vendosur. Nuk dihen ende detaje të reja në lidhje me ngjarjen, ndërsa në terren ndodhen forca të shumta policie.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve. 

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco