20 nxënës me COVID, mbyllet një klasë në gjimnazin e Këlcyrës

20 nxënës me COVID, mbyllet një klasë në gjimnazin e Këlcyrës

09:17, 05/11/2021
A+ Aa A-

Një klasë në gjimnazin e Këlcyrës "Sejfulla Malëshova" është mbyllur për shkak të infektimit  me COVID të disa nxënësve. Bëhet me dije se janë 20 nxënës të klasës së II të këtij gjimnazi që kanë rezultuar pozitivë me COVID.

Mbyllja e klasës u bë me urdhër të ISHP për të këputur zinxhirin e infeksionit në mënyrë që të mos infektohen nxënës të tjerë. Mësimi do të rifillojë pas 14 ditësh.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme gjimnazi “Qazim Pali” në Borsh të Himarës u mbyll për 10 ditë, pasi 7 mësues dhe 6 nxënës rezultuan pozitivë me COVID-19.

Pikërisht për të frenuar këtë përhapje të virusit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur edhe vaksinimin e fëmijëve mbi 16-vjeç dhe 12-15 vjeç me sëmundje kronike.

Ndërkohë një ditë më parë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se po vlerësohet vendosja e 'green pass’ për t’u futur në lokale apo marrë shërbime të tjera, sikurse po aplikohet edhe në shumë vende të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco