Arrestohet duke zhvatur 7 mijë euro, oficeri i Policisë, shantazhoi një qytetar me arrestim

Arrestohet duke zhvatur 7 mijë euro, oficeri i Policisë, shantazhoi një qytetar me arrestim

08:07, 05/11/2021
A+ Aa A-

Në Elbasan është arrestuar mëngjesin e së premtes, një oficer policie, 26 vjeç, i quajtur Sokol Fana.

Fana i bënte shantazh një qytetari që “kishte probleme me drejtësinë italiane”, që t’i jepte oficerit 7 mijë euro që ky të mos e arrestonte.

Qytetari K.H nuk iu dorëzua shantazhit por verifikoi nëse ishte e vërtetë ajo me të cilën e kërcënonte oficeri dhe doli se nuk ishte i kërkuar nga drejtësia e asnjë shteti.

Si rrjedhim, njoftoi Policinë e cila me një peracion blic i vuri prangat kolegut të saj.

Korrespodenti i SYRI TV në Elbasan tha se Sokol Fana e kishte mashtruar shtetasin K.H duke i thënë se nëse donte që të mos arrestohej nga njësia e tij “Fast” për llogari të drejtësisë italiane, duhet t’i paguante Fanës, 7 mijë euro.

 Arrestimi i oficerit është kryer në orët e para të kësaj të premteje, pasi shtetasi K.H kishte verifikuar se nuk ishte aspak në kërkim,ndaj ka njoftuar Policinë e cila e ka arrestuar në flagrancë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco