Shpërthim eksplozivi në portën e një familjeje në Fushë Krujë

Shpërthim eksplozivi në portën e një familjeje në Fushë Krujë

07:50, 05/11/2021
A+ Aa A-

Një familje në fshatin Zallë të Fushë Krujës është  tronditur pas mesnate nga një shpërthim eksplozivi në portën e shtëpisë së tyre.

Eksplozivi në sasi të vogël ishte vendosur në portën e jashtë në oborr të Edmond Hidrit,  duke dëmtuar vetëm portën.

Policia e Shtetit njoftoi se ngjarja ndodhi sot më 5 nëntor, reth orës 00:56, tek porta e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit E. H, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë.

Aty  ka plasur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse e për pasojë  është dëmtuar vetëm porta e rrethimit të jashtëm të banesës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco