Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Makina merr para këmbësorin në Pogradec, 54-vjeçari në gjendje të rëndë

Makina merr para këmbësorin në Pogradec, 54-vjeçari në gjendje të rëndë

17:53, 04/11/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Volorekë-Pogradec.

Një automjet tip tip “Mercedes Benz” që drejtohej nga B. M. ka përplasur një këmbësor 54-vjeçar me iniciale A.D, njofton policia.

I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Tashmë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco