Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Mbushi Shqipërinë me bangladeshas, arrestohet 'udhërrëfyesja' polake - Skema e trafikut

Mbushi Shqipërinë me bangladeshas, arrestohet 'udhërrëfyesja' polake - Skema e trafikut

17:39, 04/11/2021
A+ Aa A-

Goditet një skemë e trafikut të të huajve përmes një agjencie udhëtimesh nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri dhe më pas drejt vendeve të BE.

Arrestohet në Tiranë polakja 36 vjeçare Aleksandra Dreviecka e cila mbushi Shqipërinë me bangladeshas që kishin si qëllim të iknin në vendet e Bashkimit Europian ilegalisht.

36-vjeçarja banonte në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me persona të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nën siglën e një kompanie udhëtimesh, siguronin udhëtimin e shtetasve rezident në Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë, të cilët më pas ju siguronin ndihmë për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

“Vihet në pranga 1 shtetase dhe procedohen penalisht 13 shtetas të tjerë të huaj. Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin e koduar “UDHËRRËFYESJA”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetases: A. D., 36 vjeçe, banuese në Emiratet e Bashkuara Arabe, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim”, thotë policia.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 13 shtetas, banues në Bangladesh, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. “Të hetuar janë O. M., 30 vjeç, M. S., 24 vjeç, M. H., 24 vjeç, A. A., 26 vjeç, R. Sh., 21 vjeç,Sh. A., 38 vjeç, T. M., 32 vjeç, K. K., 37 vjeç, J. A., 31 vjeç, F. H., 33 vjeç, A. S., 23 vjeç, M. R., 24 vjeç dhe R. A., 24 vjeç”, thotë policia.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti04/11/2021 19:38

Ate axhensin ne tirane e harruat qe i binte per pune se e mbyti puna shqiperine

Shto koment

Denonco