Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Dhunoi dhe kërcënoi me jetë punonjësit e policisë, prangoset 44-vjeçari në Divjakë Foto Ilustruese

Dhunoi dhe kërcënoi me jetë punonjësit e policisë, prangoset 44-vjeçari në Divjakë

15:43, 04/11/2021
A+ Aa A-

Policia në Divjakë ka vënë në pranga një 44-vjeçar që ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë. Bëhet e ditur se në flagrancë është arrestuar shtetasi E.Gj., banues në Divjakë, pasi dhunoi dhe kanosi për jetën punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.

Po ashtu,  policia në Fier ka arrestuar një 38-vjeçar që ka thyer masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjatë kontrollit të ushtruar nga “Shqiponjat”, në automjetin me të cilin 38-vjeçari me iniciale S.S., udhëtonte, u gjet edhe një sasi kanabisi.

Për 38-vjeçarin, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco