Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

VIDEO/ Policia, pritë transportuesve të drogës në aksin Dukagjin-Shkodër, 4 arrestime - EMRAT

VIDEO/ Policia, pritë transportuesve të drogës në aksin Dukagjin-Shkodër, 4 arrestime - EMRAT

10:01, 03/11/2021
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka zhvilluar një operacion antidrogë të koduar si "Bzheta", duke arritur të arrestojësekuestrojë 96,5 kg kanabis dhe të arrestojë katër transportuesit e saj: Prel Zefi, Albert Logu, Pllum Fusha dhe Besnik Bludaj

U deshën disa muaj hetime nga Seksioni për Hetimin e Krimeve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për zhvillimin e operacionit dhe arrestimin e katër trafikatëve:

Prel Zefi, 30 vjeç;  Albert Logu, 21 vjeç - të dy banues në Shtoj të Ri dhe Pllum Fusha, 37 vjeç, banues në Grudë e Re e Besnik Bludaj, 40 vjeç, banues në Vrakë të Malësisë së Madhe. 

Policia kishte marrë informacion se ata po e transportonin lëndën narkotike nga Malësia e Dukagjinit në drejtim të Shkodrës. Bazuar në këto informacione, në Bzhetë, forcat e Policisë kanë ndaluar tre makina që drejtoheshin nga Besnik Bludaj, Prel Zefi dhe Pllum Fusha. 

Në automjetin që drejtohej nga Pllum Fusha ishte pasagjer i katërti i arrestuar, Albert Logu. Gjatë kontrollit brenda furgonit të Prel Zefit, policia gjeti 96,5 kg kanabis.

Krahas lëndës narkotike u sekuestruan edhe tre makinat dhe 8 celularë. Dosjet e tyre i i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për dy vepra penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco